Real Madrid
Real Madrid do që të bëjë një përforcim me emër në mesfushë. Lojtari më i përmendur në merkato është Enzo Fernandez, për të cilin Chelsea ka kërkuar 140 milionë për të lënë të lirë mesfushorin argjentinas.
Orët e fundit po përflitet se klubi madrilen i është rikthyer interesimit për Alexis Mac Allister. Argjentinasi është një profil shumë interesant për mesfushën dhe që pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho.
Largimi i Mac Allistar nuk do të jetë aspak i lehtë pasi mesfushori është nën kontratë deri në vitin 2028. Shifra që mund të kërkojë klubi i kuq mund të arrijë shifrën e 100 milionë euro.
Poll
