FIFA ka marrë vendimin drastik, duke pezulluar Federatën e Futbollitë të Nepalit. Gjithashtu, organi qeveritar i futbollit ka përjashtuar Nepalin nga të gjitha garat ndërkombëtare.
Vendimi erdhi pasi Këshilli Kombëtar i Sportit i Nepalit (National Sports Council) pezulloi drejtuesit e Federatës dhe ndërhyri në proceset e saj të brendshme.
Autoritetet nepaleze argumentuan se gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e federatës ishin shkelur ligjet kombëtare sportive, ndërsa ANFA këmbënguli se kishte vepruar në përputhje me rregulloret e FIFA-s dhe AFC-së.
Për pasojë të pezullimit, kombëtarja dhe klubet e Nepalit nuk do të lejohen të marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare të organizuara nga FIFA dhe AFC. Gjithashtu, Federata humbet përkohësisht aksesin në fondet dhe programet e zhvillimit të FIFA-s.
