Atletico Madrid është shumë pranë të nënshkruajë me Alejandro Grimaldon. Kështu raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano i cili shkruan se mbrojtësi i krahut të majtë ka dhënë tashmë dritën jeshile për t’i dhënë drejtim këtij operacioni.
Drejtuesit e “Los Colchoneros” do t’i duhet të bindin klubin gjerman, pra Bayer Leverkusen për ta lënë të lirë 30-vjeçarin, ndërsa kartoni i tij prek 10 milionë eurot, një shifër e përballueshme kjo për madrilenët.
Kujtojmë se Grimaldo ka qenë edhe objektiv i Barcelonës që shfaqi interesim në javët e fundit, por deri më tani nga ana e katalanasve nuk është hedhur një veprim konkret, çfarë ka bërë që rivalët e La Liga-s të tregojnë më shumë “shkakthtësi” për futbollistin në fjalë.
Anësori ishte protagonist në fitimin e titullit kampion në Bundesliga me Leverkusen, pjesë e së cilës ishte dhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka e kur skuadra drejtohej nga trajneri Xabi Alonso, në sezonin historik 2023/24.
????????⚪️ Atlético Madrid are close to getting deal done for Alejandro Grimaldo.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 19, 2026
Agreement 100% done on personal terms, Grimaldo says yes to Atléti project.
Atléti now in talks with Bayer Leverkusen to seal the deal for fee over €10m. pic.twitter.com/IEgF2GCjRs
