Omar Artan ka marrë një lajm të shkëlqyer, pak orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia prenë ëndrrën në mes për të gjykuar ndeshjet e Kupës së Botës 2026.
Është UEFA, ajo e cila ka njoftuar se arbitri nga Somalia është përcaktuar për të vënë drejtësi në finalen e Superkupës së Europës mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villas që do të mbahet në qytetin e Salzburg, më datë 12 gusht.
Një kthesë e papritur për 34-vjeçarin, i cili fiton një shans të artë, pas zhgënjimit të dukshëm që mori për ngjarjen më të rëndësishme të globit e që pritej me shumë entuziasëm nga Artan dhe kombi i tij.
???? Referee announced for 2026 #SuperCup!
— UEFA (@UEFA) June 11, 2026
We're pleased to share that Somali referee Omar Artan will officiate the highly anticipated match between PSG and Aston Villa in Salzburg.

