Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PLAS në prag të Botërorit, Michel Platini hedh në gjyq presidentin e FIFA-s Gianni Infantino

Shkruar nga NEWSPORT
PLAS në prag të Botërorit, Michel Platini hedh në gjyq
Michel Platini & Gianni Infantino

Michel Platini ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke depozituar një kallëzim penal në Francë.

Legjenda e futbollit francez pretendon se ka qenë viktimë e një komploti me akuza të rreme dhe abuzim me ndikimin, që sipas tij synonte ta pengonte të bëhej president i FIFA-s një dekadë më parë.

Sipas zëdhënësit të tij, avokatët e Platinit do të ngrenë gjithashtu një padi civile për dëmshpërblim ndaj FIFA-s. Në kallëzim përfshihen edhe pesë zyrtarë të tjerë zviceranë të futbollit dhe të sistemit të drejtësisë.

Platini konsiderohej favorit për të pasuar Sepp Blatter në krye të FIFA-s, por planet e tij u ndërprenë në vitin 2015 pas hetimit për pagesën prej 2 milionë frangash zvicerane.

Megjithatë, si ai ashtu edhe Blatter u shpallën të pafajshëm dy herë nga gjykatat zvicerane, fillimisht në vitin 2022 dhe më pas në apel vitin e kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu