Carlo Ancelotti
Carlo Ancelotti do të vazhdojë që të jetë trajner i Brazilit. Pavarësisht eliminimit të papritur dhe dështimit në Botërorin 2026, duke se Federata Braziliane ka besim të verbër te tekniku italian.
Ancelotti do të jetë pikërisht ai që do të kujdeset për projektin “Copa America 2028”, por edhe për Kupën e Botës 2030. Një vendim ky që pritej për Kupën e Amerikës, por jo deri në Botëror.
Brazili kërkon të rimëkëmbet pikërisht me 67-vjeçarin. Ancelotti e mori drejtimin e “Seleçao” në maj të vitit 2025, ku në 17 ndeshje, ka fituar 10, barazuar 3 dhe humbur 4.
View this post on Instagram
Poll
