Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ylli holandez lë Premier League, Al Hilal mbyll marrëveshjen me West Ham-in

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli holandez lë Premier League, Al Hilal mbyll marrëveshjen me West
Crysencio Summerville

Al Hilal është pranë një goditjeje të rëndësishme në merkato. Sipas raportimeve të gazetarit të njohur David Ornstein, klubi saudit ka arritur një marrëveshje me West Ham United për transferimin e Crysencio Summerville.

Marrëveshja mes dy klubeve raportohet të jetë me vlerë rreth 80 milionë euro, ndërsa anësori holandez 24-vjeçar pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të zyrtarizohet transferimi.

Summerville, i cili ishte dhe pjesë e Kombëtares së Holandës në Botërorin 2026, shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Al Hilal. Nëse gjithçka shkon sipas planit, zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë në ditët në vijim, duke e bërë Summerville një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në kampionatin saudit.

Poll

Lexo gjithashtu