Botërori 2026 uli siparin më 19 korrik, me Spanjën që fitoi këtë trofe për herë të dytë në histori pas triumfit 1-0 përballë Argjentinës. Ndërsa FIFA ka publikuar së fundmi edhe “formacionin më të mirë” të këtij turneu.
Në portë, disi në mënyrë surprizuese është Vozinha. 40-vjeçari ra në sy me Kepin e Gjelbër, por pak e çuditshme që i merr vendin kampionit Unai Simon me vetëm 1 gol të pësuar.
Ndërkohë që në mbrojtje, Spanja “mbron krahët” me Marc Cucurella dhe Pedro Porro. Ndërsa qendra plotësohet me Dayot Upamecano të Francës dhe argjentinasit Lisandro Martinez.
Në mesfushë janë 3 lojtarë, Rodri i Spanjës që fitoi edhe “Topin e Artë” të Botërorit, si dhe Bellingham me 7 gola e Michael Olise me 7 asiste. Ndërkohë që në sulm është një treshe mjaft e frikshme.
Leo Messi me 8 gola dhe 4 asiste mbulon krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë është “rivali” që i vodhi “Këpucën e Artë”, Kylian Mbappe me 10 gola të shënuar. Kurse qendra e sulmit, i besohet një “bishe” si Erling Haaland, që shkëlqeu me Norvegjinë e tij.
View this post on Instagram
