Platforma e njohur globalisht e të dhënave, Transfermarkt, që merret me vlerësimet në bazë të statistikat dhe performancave aktive, ka kryer një renditje të përgjitshme me skuadrat pjesëmarrëse të Kupës së Botës 2026, nga ato prej të cilave pritej shumë, tek surprizat e turneut e deri tek niveli elitar.
Në grupimin e realizuar, ndarë në kategori të ndryshme; Spanja mban “kurorën” pas fitimit të yllit të dytë botëror në finalen e madhe përballë Argjentinës. Fill pas saj, vijnë Zvicra e Granit Xhakës, Norvegjia, Paraguai, Egjipti dhe Kepi i Gjelbër.
Një vend më poshtë, tek klasifikimi i skuadrave që kanë bërë “mirë”, vendosen Franca, Anglia, Argjentina, Belgjika, SHBA-të..deri në top 10-she që plotësohet nga Meksika.
Ajo çfarë bën më shumë përshtypje, është lista e 4-të dhe e 5-stë. Tek ato që nuk dhanë atë çfarë duhej janë Brazili, Holanda, Senegali dhe Kroacia. Ndërsa, tek skuadrat që zhgënjyen keq renditen Portugalia e Ronaldos, Gjermania, Turqia, Uruguai, Çekia dhe Korea e Jugut.
View this post on Instagram
