Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malago, ka hapur zyrtarisht dyert e Kombëtares italiane për Pep Guardiolën, duke pranuar se bisedimet ekzistojnë dhe se për një profil të tillë rregullat financiare mund të përshtaten. Në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, kreu i futbollit italian ka sqaruar pozitat rreth pankinës së të kaltërve.
Malago pranoi hapur se ka një tratativë konkrete me Pep Guardiolën, duke theksuar se aspektet financiare kërkojnë sakrifica të mëdha, por mbeten të menaxhueshme për një emër të tillë.
"Janë bërë disa përjashtime, përjashtime që për shembull mund të kenë të bëjnë me emrin që në këto orë është kaq i pranishëm . Përjashtime për arsye të dukshme që nuk po i shpjegoj këtu, por nuk është e thënë që kjo gjë të realizohet", u shpreh ai.
Është ritheksuar nevoja që përzgjedhja e trajnerit të ri të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin teknik, Maldini. I pyetur nëse fusha e zgjedhjes është ngushtuar mes Guardiolës, Pirlos dhe Mancinit, Malago u përgjigj se po punohet mbi një profil të caktuar dhe se këta emra hyjnë plotësisht në atë kategori.
