Mark van Bommel dhe Louis van Gaal
Belgjika nuk ka humbur kohë për gjetjen e pasuesit të Rudi Garcias, për stolin e Kombëtares, 24 orë pasi mes palëve u arrit “divorci”.
Mark van Bommel
Siç shkruan eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, federata belge ia ka besuar këtë detyrë Mark van Bommel, i cili e ka pranuar këtë propozim dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.
Me këtë marrëveshje që pret vetëm firmën dhe zyrtarizimin, Van Bommel do të udhëheq belgët drejt kualifikueseve të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në vitin 2028.
View this post on Instagram
Poll
