Paolo Maldini - Logoja e Milanit - kombëtarja e Italisë
Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Italisë. Paolo Maldini, së bashku me presidentin e federatës, Giovanni Malagon si dhe këshilltarin Leonardon kanë marrë vendimin dhe shumë shpejt, 47-vjeçari do të zyrtarizohet në stolin e "Azzurrëve".
Fillimisht, drejtuesit e federatës italiane, menduan për Pep Guardiolën dhe më pas Carlo Ancelottin, por të dy ata i komunikuan "JO-në" e menjëhershme, duke bërë që ish-trajneri i Juventusit të mbetej zgjidhja finale, i cili do firmosë për 4 vite.
Kujtojmë se vetë ikona e Milanit tentoi 3 vite më parë të emëronte Pirlon në stolin e kuqezinjve, por marrëveshja u prish në momentin kur vetë Maldini u shkarkua nga presidenti Cardinale më 5 qershor të vitit 2023.
Poll
