1860 Munich është një nga klubet më historike në Gjermani dhe një nga themeluesit e Bundesligës në vitin 1963. Por kriza që ka përfshirë prej vitesh klubin gjerman pas rënies në kategorinë e katërt, duket se i ka detyrua drejtuesit të heqin dorë nga përkohësisht edhe nga stema e tyre ikonike.
Klubi i 1860 Munich ka fituar titullin kampion në vitin 1966, ndërsa triumfuan edhe në Kupën e Gjermanisë në vitet 1942 dhe 1964. Rënia drastike e klubit ikonik nisi në vitin 2004 kur ra në Bundesliga 2 dhe pas 13 sezonesh në kategorinë e dytë gjermane dhe tetë sezoneve në Ligën e Tretë, sezoni i kaluar solli rënien në kategorinë e katërt.
Problemet nuk mbarojnë me rezultatet sportive, klubi është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore lidhur me të drejtat e emrit dhe logos, të cilat vazhdojnë të zotërohen nga kompania e investitorit Hasan Ismaik. Si zgjidhje të përkohshme, drejtuesit e klubit vendosën të rikthejnë një emblemë historike që daton më shumë se një shekull më parë.
"Derisa luani të mund të përdoret sërish pa kufizime si stemë, kompania e re operuese do të përdorë përkohësisht stemën historike FA. Sapo të plotësohen kërkesat ligjore, luani do të rikthehet si stema e TSV 1860 Munich”, ishte njoftimi zyrtar i klubit.
Luani ka qenë simboli kryesor i ekipit që përpara Luftës së Parë Botërore, ndërsa stema FA është pjesë e trashëgimisë historike të departamentit të futbollit dhe do të përdoret gjatë kësaj periudhe tranzitore.
