Kombëtarja dhe Brajan Gruda
Brajan Gruda do të vazhdojë që të jetë pjesë e Leipzig. Sulmuesi 22-vjeçar u largua nga Brighton dhe u huazua te gjermanët në shkurt të këtij viti, për 1 milionë euro, por ky huazim do të zgjasë.
Është vetë klubi i Leipzig që ka njoftuar rinovimin e këtij huazimi edhe për një tjetër sezon. Pra, Gruda do të luajë për skuadrën e Bundesligës gjermane, deri në verën e vitit 2027.
Pikërisht në fund të sezonit 2026/2027, Leipzig ka detyrimin e blerjes përfundimtare për Grudës, por me disa kushte. Kujtojmë, se 22-vjeçari mbetet ende opsion edhe për Kombëtaren shqiptare, pavarësisht se dëshira e tij parësore mbetet Gjermania.
View this post on Instagram
Poll
