Brajan Gruda dhe Nelson Weiper
Nelson Weiper mund të largohet nga Mainz. Sipas raportimeve të fundit, për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar ka shfaqur interes edhe “gjiganti” austriak i Sturm Graz, që e do në gjirin e tij.
Mirëpo, kjo nuk do të jetë edhe aq e lehtë, pasi kontrata e Weiper me Mainz është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që vlera e tij në “Transfermarkt” është momentalisht 7 milionë euro.
Pritet të shihet nëse do të jepet “drita jeshile” nga vetë futbollisti, sepse sipas raportimeve, Mainz është gati të negociojë. Kujtojmë se për 21-vjeçarin, ka shfaqur interes Kombëtarja shqiptare.
Poll
