Atletico Madrid
Morten Hjulmand është futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Mesfushori 27-vjeçar vendosi që të largohej nga Sportingu i Lisbonës, për të nisur një aventurë të re me madrilenët në LaLiga.
Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i Atletico ka shpenzuar plotë 40 milionë euro. Ndërkohë që vetë danezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Kujtojmë që Hjulmand e ka nisur karrierën e tij te Copenhagen. Ndërsa më vonë është aktivizuar për ekipe si Admira Wacker, Lecce. Kështu, Simeone “blindon” repartin e mesfushës.
View this post on Instagram
Poll
