Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ Gati 29 milionë euro, Barcelona transferon “dhëndrin shqiptar”

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Gati 29 milionë euro, Barcelona transferon “dhëndrin
Karim Adeyemi - Loredana Zefi

Karim Adeyemi do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës. Sulmuesi 24-vjeçar ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund, për të nisur një aventurë të re në LaLiga-n spanjolle.

 Me katalanasit, Adeyemi pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona do të shpenzojë 29 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano e bën këtë transferim “fakt” të kryer, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi. Rol kyç në këtë transferim, ka pasur agjenti i lojtarit Jorge Mendes.

Kujtojmë se gjermani cilësohet si “dhëndër shqiptar”, pasi prej kohësh është në një lidhje romantike me këngëtaren e njohur nga Kosova, Loredana.  

Poll

Lexo gjithashtu