Javët e fundit, Enzo Fernandez është lidhur me një kalim nga Chelsea te Real Madrid. Madje, deklaratat e agjentit të mesfushorit argjentinas e bënë “fakt të kryer” këtë transferimi.
Menaxheri i lojtarit tha se vetë lojtari dhe klubi madrilen, kanë pëlqim për njëri-tjetrin, duke e cilësuar si të përfunduar operacionin. Mirëpo, është vetë Real Madrid që ka reaguar në rrjetet sociale, duke mohuar tratativat për një transferim të tillë.
“Në lidhje informacionet dhe deklaratat që kanë dalë ditët e fundit në lidhje me një interes të supozuar nga Real Madrid C. F. për lojtarin Enzo Fernandez, klubi dëshiron të deklarojë se nuk ka bërë asnjë përpjekje, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, që synon nënshkrimin e lojtarit të lartpërmendur dhe, për më tepër, nuk ka ndërmend të ndjekë një operacion të tillë.
Real Madrid dëshiron të shprehë respektin e tij maksimal për Enzo Fernandez, një futbollist të shkëlqyer, karriera dhe cilësia e të cilit njihen gjerësisht, si dhe për Chelsea FC, një klub me të cilin mban një marrëdhënie të shkëlqyer institucionale”, shkruan ndër të tjera klubi i LaLiga-s spanjolle.
View this post on Instagram
