Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Fitorja e Portugalisë “prek” Cristiano Ronaldon me shokë pas kualifikimit, sulmuesi rikujton të ndjerin Diogo Jota

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitorja e Portugalisë “prek” Cristiano Ronaldon me
Portugalia

Portugalia ia doli të triumfojë përballë Kroacisë me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme të raundit të 1/32-tave, mëngjesin e kësaj të premteje, duke siguruar kështu edhe kalimin në fazën tjetër.

Për të arritur te fitorja, u desh përmbysja e shifrave, kjo pasi ishin kroatët që morën avantazhin në minutën e 53-të të pjesës së dytë, ndërsa kundërpërgjigjia e luzitanëve erdhi në të 68-të përmes sulmuesit Cristiano Ronaldo që qëlloi i saktë nga goditja e penaltisë.

Në “frymën e fundit” erdhi edhe goli me peshë kualifikimit, falë Gonçalo Ramos që shënoi në shtesën e 4-të, pak para vërshëllimës së fundit të arbitrit.

Pas përfundimit të takimit, ajo çfarë ra në sy ishte edhe “homazhi” që skuadra portugeze kreu në nderim të të ndjerit Diogo Jota. Ishte pikërisht CR7-ta që veshi fanellën me numrin 27, ndërsa ngriti kokën drejt qiellit me dedikimin e veçantë. Në fund, i gjithë grupi u bën bashkë, ndërsa Ronaldo mbante fanellën në duar të Jotës.

Ish-sulmuesi u nda nga jeta 1 vit më parë pas aksidentit tragjik me makinë, duke lënë pas dhimbje të madhe në familjen e tij dhe gjithë komunitetin sportiv.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu