Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Zvicra e Granit Xhakës “hekur” para Algjerisë, “helvetët” fitojnë pastër dhe kalojnë në fazën tjetër të Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Zvicra e Granit Xhakës “hekur” para Algjerisë,
Zvicra

Zvicra ka fituar përballë Algjerisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/32-at e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BC Place”, përfundoi me shifrat e pastra, 2-0.

Golin e parë për zviceranët, e shënoi Embolo që në minutën e 10-të. Ndërkohë që për të tundur rrjetën për herë të dytë për “Helvetët”, mendoi Ndoye, në minutën e 46-të.

Kështu, algjerianët eliminohen nga Kupa e Botës, ndërsa Zvicra e Granit Xhakës kap 1/16-at. Në atë fazë, zviceranët do të përballen me fituesin e ndeshjes Kolumbi-Ganë.

(KLIKO KËTU: Zvicër - Algjeri)

Poll

Lexo gjithashtu