Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Fitore bindëse e “Furisë së Kuqe”, spanjollët i japin leksion Austrisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore bindëse e “Furisë së Kuqe”,
Spanjë-Austri

Spanja ka fituar përballjen me Austrinë e vlefshme për raundin e 1/32-ave në Botërorin 2026. Ndeshja e luajtur në stadiumin “SoFi Stadium” në Californi u mbyll me shifrat

Pas shumë tentativave nga ana e spanjollëve për të gjetur rrugën e rrjetës, ishte sulmuesi Mikel Oyarzabal i cili kaloj në avantazh “furinë e kuqe” në minutën e 36-të me një asist të bukur nga ana e Cucurella. Në pjesën e dytë ishte po prap Spanja më kërkuese për të gjetur golin e dytë duke luajtur e gjitha në gjysmëfushën kundërshtare. Në minutën e 66-të mbrojtësi Pedro Porro arriti të gjente rrugën e rrjetës duke shënuar me kokë. Kishte kohë dhe për një gol të fundit, në minutën e 89-të ishtë përsëri Oyarzabal që i çoj shifrat në 3-0.

Austria ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës dhe nuk arriti të vente pothuajse fare në vështirësi mbrojtjen spanjolle. Spanja tani pret fituesen e çiftit Portugali-Kroaci, për të mësuar kundërshtarin e tyre në fazën e 1/16-ave.

Goli i Oyarzabal (Spanjë 1-0 Austri)

Goli i Pedro Porro (Spanjë 2-0 Austri)

Goli i Oyarzabal (Spanjë 3-0 Austri)

 

Poll

Lexo gjithashtu