Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Mallkimi” i minutës së 86-të, magjia “u del prej hundësh” kombëtareve afrikane

Shkruar nga NEWSPORT
“Mallkimi” i minutës së 86-të, magjia “u del
Tifozët dhe ritet e magjisë

Ndërsa bënë shumë mirë në fazën e grupeve, kombëtaret nga Afrika po i lënë “gjunjët” dhe fati në raundin me eliminim direkt. Gjithçka ka të bëjë me minutën e 86-të.

Në ndeshjen Bregu i Fildishtë përballë Norvegjisë, Haaland shënoi për “Nordikët” në minutën e 86-të. Të njëjtën fat pësuan edhe Republika Demokratike e Kongos ndaj Anglisë (goli i Kane, 86’), sikurse Senegali karshi Belgjikës (konkretizimi i Lukakut, 86’).

Duket se magjia që bënin tifozët afrikanë në këtë kompeticion, po “u del prej hundësh”. Deri tani, në lojë për kalimin e fazës së 1/32-ave nga kontinenti i Afrikës janë Egjipti, Algjeria dhe Gana.   

Poll

Lexo gjithashtu