Aaron Wan-Bissaka zhvilloi një Botëror mbresëlënës me Republikën Domenikane të Kongos. Mbrojtësi i krahut ka luajtur çdo minutë në katër ndeshjet e ekipit të tij, përballë Portugalisë, Kolumbisë, Uzbekistanit dhe në fund Anglisë, duke regjistruar një statistikë të jashtëzakonshme asnjë kundërshtarë nuk ka arritur ta kalojë me driblim.
I njohur për aftësitë e tij në duelet një kundër një, Wan-Bissaka ka konfirmuar edhe një herë reputacionin si një nga mbrojtësat më të fortë në aspektin difensiv. Performanca e tij ka qenë një ndër pikat më të forta për DR Kongon në kupën e botës.
Edhe pse rrugëtimi i ekipit afrikan përfundoi pas humbjes 2-1 me Anglinë, paraqitja e mbrojtësit ka marrë vlersime të larta duke e vendosur atë në mes mbrojtësve më të spikatur të turneut.
Aaron Wan-Bissaka played every minute of DR Congo's four World Cup matches, including against Portugal, Colombia and England.
— ESPN UK (@ESPNUK) July 1, 2026
He wasn't dribbled past once ???????????? pic.twitter.com/Wjk2zTq1I1
