Liam Rosenior dhe Luis Enrique
Liam Rosenior është i përzgjedhuri i Paris FC për t’u ulur në stol. Klubi francez ka gjetur akordin me trajnerin anglez dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i kontratës.
Siç raprton eksperti i merkatos, Fabrizo Romano, kontrata ka vlerë 2-vjeçare, me opsionin për ta rinovuar edhe për një tjetër sezon më shumë. 41-vjeçari rikthehet kështu në Francë për të marrë vendin e Antoine Kombouares, i cili u largua nga kjo detyrë pas përfundimit të sezonit.
Kujtojmë se Rosenior ishte së fundmi pjesë e Chelseat, ku qëndroi vetëm për 3 muaj, ndërsa përpara se të kalonte te “blutë” e Londrës drejtoi ekipin e Strasbourg.
View this post on Instagram
Poll
