Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ PSG me “mendjen” te Champions, lëshon pikë ndaj Lorient pa objektiva

Shkruar nga NEWSPORT
 
VIDEO/ PSG me “mendjen” te Champions, lëshon pikë ndaj
Paris Saint-Germain - Lorient

Paris Saint Germain është ndalur në barazimin 2-2 përballë Lorient, duke u mjaftuar vetëm me një pikë në duelin e vlefshëm për javën e 31-të në Ligue 1.

Mbaye shënoi për vendasit në minutën e 6-të, ndërsa miqtë u kundërpërgjigjën me Pagis në të 12-tën. Dy golat e radhës erdhën në fraksionin e pjesës së dytë përmes Zaire-Emery në të 62-të (PSG) dhe Tosin 78-të (Lorient).

Me këtë rezultat, skuadra e Luis Enriques mbetet në vendin e parë në kuotën e e 70 pikëve, duke i dhënë mundësinë Lens të shkurtojë distancën, ndërsa në anën tjetër Lorient shkon në kuotën e 42 pikëve dhe qëndron në vendin e 9-të në renditjen e klasifikimit.

Duket se vëmendja e parizienëve është e gjitha tek ndeshja e së mërkurës përballë Bayernit, e vlefshme për aktin e dytë në Champions League, në stadiumin “Allianz Arena” në orën 21:00.

Paris Saint Germain 2-2 Lorient (Mbaye 6', Zaire-Emery 62'/ Pagis 12', Tosin 78')

Goli i Tosin (PSG 2-2 Lorient)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu