Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Kampion absolut me PSG-në në finalen e Championsit, titullari i Luis Enrique “mbush xhepat” nga kompania “Nike”

Shkruar nga NEWSPORT
Kampion absolut me PSG-në në finalen e Championsit, titullari i Luis
Desire Doue

Desire Doue mund të quhet me të drejtë një kampion, brenda dhe jashtë fushës. Pasi fitoi trofeun e Champions League në finalen përballë Arsenalit, mesfushori po korr suksese edhe falë kompanisë të veshjeve "Nike".

Siç shkruan dhe mediumi francez "L'Equipe", Doue ka statusin e një prej futbollistëve më të paguar, duke hedhur një hap tjetër të rëndësishëm sa i takon përfitimeve në aspektin personal.

Kujtojmë se 21-vjeçare është pjesë kyçe e formacionit të trajnerit Luis Enrique dhe këtë e tregon numri i paraqitjeve të rregullta, sezon pas sezoni. Në 41 ndeshje gjithsej këtë edicion, ai shënoi 13 gola dhe dhuroi 11 asiste, numra mbresëlënëse për një talent të konfirmuar. 

Poll

Lexo gjithashtu