Bradley Barcola do jetë një nga emrat me të lakuar gjatë merkatos së verës, për momentin sulmuesi anësor është totalisht i fokusuar në Kupën e Botës me Francën.
Barcelona i ka dërguar një ofertë të parë PSG-së për francezin në shifrën e 50 milionë euro. Ofetë e cila është refuzuar menjëherë nga kampionët e euopës. Barcola sezonin e fundit shënoi 13 gola dhe dhuroi 7 asiste, por ai është i pa kënaqur me minutazhin e dhënë nga trajneri Luis Enrique dhe është i hapur për një largim.
Drejtuesit e PSG janë të gatshëm të lejojnë largimin e lojtarit vetëm nëqoftëse për të vjen një ofertë mbi 70 milionë euro. Barcelona pritet të përvojë përsëri për 23-vjeçarin, pasi e sheh si profilin e duhur për krahun e majtë të sulmit.
