Carlo Ancelotti dhe djali i tij Davide
Davide Ancelotti djali i trajnerit Carlo Ancelotti është midis kandidatëve për të marrë drejtimin e Lille. Klubi francez e përfundoi sezonin në vend të tretë në Ligue 1, pas Paris Saint-Germain dhe Lens duke u kualifikuar dhe në Champions League
Pas mbarimit të sezonit Lille i dha lamtumirën trajnerit Bruno Genesio. Pikërisht vendin e këtij të fundit nga mediat italiane raportohet që do ta marrë Ancelotti.
Kujtojmë që 36 vjeçarit aventura te Botafogo nuk i shkoi siç priste. Momentalisht ai punon krah të atit te kombëtarja e Brazilit, ndërsa pas Botërorit pritet hapi i radhës në karrierë.
Poll
