Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

E BUJSHME/ 3 ditë para finales në Champions League, ylli i ekipit “tradhton” PSG-në! Gati kalimi te Real Madrid  

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 3 ditë para finales në Champions League, ylli i ekipit
Joao Neves dhe Kvaratskhelia

Zhvillime befasuese kanë ndodhur orët e fundit te klubi i PSG-së, 3 ditë larg finales në Champions League kundër Arsenalit, e cila do të mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sipas mediumit spanjoll “El Debate”, Jorge Mendes në pozitën e agjentit të mesfushorit Joao Neves, ka marrë vendimin e papritur, ia ka ofruar klubit të Real Madrid shërbimet e lojtarit pa miratimin e PSG-së (ka kontratë ekzistuese deri në 2029-në).

Neves konsiderohet ylli i ekipit në mesfushë, së bashku me Vitinha. Pritet me interes reagimi i klubit parisien. Ndonëse ka vetëm 2 vite te PSG-ja, talenti 21-vjeçar numëron 7 trofe dhe të shtunën kërkon të 8-in.         

Poll

Lexo gjithashtu