Alessandro Longoni
Alessandro Longoni është futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain. Portieri 18-vjeçar vendosi që të largohej nga Milani, për të nisur një aventurë të re me kampionët e Evropës.
Duke qenë se ishte lojtar i lirë, PSG nuk ka shpenzuar asnjë “kacidhe” për shërbimet e italianit. Ndërkohë që ky i fundit ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Longoni është një “prodhim” i Milanit. Ai është aktivizuar me ekipin e të rinjve, U17, U20 dhe Milan Futuro, por kurrë nuk iu besua një vend në skuadrën e parë, ç’ka solli edhe largimin.
Poll
