Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ Fitore me "5 yje" për Lensin në Kupë, verdheblutë "shkelin" Nice dhe fitojnë trofeun e parë në histori

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me "5 yje" për Lensin në Kupë,
Lens

Lens është fitues i Kupës së Francës, pasi mposhti në finale Nice. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin "Stade de France", ndeshja përfundoi në favor të vendasve me rezultatin 3-1.

Thauvin hapi siparin e golave në minutën e 25-të, përpara se Edouardo të dyfishonte epërsinë në të 42-tën minutë. Reagimi i miqve erdhi në minutat e fundit të shtesës së pjesës së parë përmes Coulibaly që ngushtoi diferencat.

Për të vulosur verdiktet e këtij takimi mendoi Sima në fraksionin e pjesës së dytë, në minutën e 78-të për t'i dhënë skuadrës së tij dhe Kupën e parë në histori të klubit. 

Lens 3-1 Nice (Thauvin 25', Edouard 42', Sima 78'/ Coulibaly 45'+3)

Goli i Thauvin (Lens 1-0 Nice)

Goli i Edouard (Lens 2-0 Nice)

Goli i Coulibaly (Lens 2-1 Nice)

Goli i Sima (Lens 3-1 Nice)

 

Poll

Lexo gjithashtu