Lucas Digne po zhvillon një Botëror mjaft pozitiv me Francën. Edhe pse nuk e nisi këtë kompeticion si titullar, ai ia mori vendin e në 11-she shumë shpejt rivalit të tij në krahun e majtë të mbrojtjes, Theo Hernandez.
Këto performanca të mira, kanë rënë në syrin e Paris Saint-Germain. Kampionët e Evropës duan ta rikthejnë 32-vjeçarin, për ta përdorur si zëvendësues të Nuno Mendes, duke ditur numrin e lartë të ndeshjeve dhe ngarkesën e futbollistëve.
Digne është aktualisht pjesë e Aston Villa, me këta të fundit që do ta linin të lirë për 10 milionë euro. Vetë klubi anglez e di interesin e PSG-së dhe po kërkon opsione të tjera, për pasuesin e 32-vjeçarit.
Për Lucas Digne ky do të ishte një rikthim te PSG. Më herët, ai ka luajutr nga vitit 2013, deri në atë 2015. Me PSG-në, Digne ka fituar 8 trofe, mes tyre dy tituj kampionë në Francë.
View this post on Instagram
