Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, tre futbollistë të Paris Saint-Germain mund të largohen gjatë afatit kalimtar veror.
Gonçalo Ramos po shqyrton mundësi të reja për të siguruar më shumë minuta aktivizimi, ndërsa e ardhmja e tij në Paris mbetet e pasigurt. Për potugezin ka interesime nga Serie A dhe Premier League.
Kang-in Lee është gjithashtu kandidat për largim, pasi kishte interes konkret nga Atlético Madrid që në merkaton e janarit.
Ndërkohë, portieri francez Lucas Chevalier dëshiron të luajë rregullisht dhe situata e tij po vlerësohet nga drejtuesit e klubit.
PSG pritet të marrë vendime të rëndësishme në javët e ardhshme, teksa klubi po planifikon ndryshime në skuadër për sezonin e ri.
