Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ 5 gola dhe 1 të anulluar me VAR, Nice shpëton veten nga "njolla" e turpit dhe mposht me poker St Etienne

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola dhe 1 të anulluar me VAR, Nice shpëton veten nga
Nice

Nice do të vazhdojë të qëndrojë në Ligue 1 sezonin e ardhshëm pasi mposhti në finalen e "play-out"-it St Etienne. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Allianz Riviera", përfundoi në favor të kuqezinjve 4-1. 

Fillimisht ishte Cardona që shënoi për miqtë në minutën e 9-të të pjesës së parë, por goli i tij u anullua pas rishikimit me VAR. Në fraksionin e dytë të ndeshjes filloi dhe "hovi" i vendasve, të cilët e gjetën avantazhin përmes Clausse në minutën e 62-të, por Davitashvili ngushtoi diferencat në të 79-tën. 

Boundache riktheu epërsinë për të tijët në të 81-tën, përpara se Wahi të merrte të gjithë vëmendjen me dopietën e shënuar në minutat e 87-të dhe shtesën e dytë nga fundi.

Me këtë rezultat, Nice i garanton vetes mbijetesën në elitë, teksa St Etienne i duhet të provojë sërish edicionin e radhës për rikthimin në ligën e parë franceze. 

Nice 4-1 St Etienne (Clauss 62', Boudache 81', Wahi 87', 90'+2/ Davitashvili 79')

GOLAT:

Goli i Clauss (Nice 1-0 St Etienne)

Goli i Boudache (Nice 2-1 St Etienne)

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu