Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ Lens "kërcënon" PSG-në për titullin, mposht Nantes dhe "likuidon" zonën Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lens "kërcënon" PSG-në për titullin, mposht
Soares duke festuar golin e shënuar, Lens- Nantes

Lens ka arritur të marrë një fitore me vlerë në sfidën përballë Nantes, mbyllur në shifrat minimale 1-0, në kuadër të javës së 32-të në Ligue 1.

Vendasit shënuan fillimisht në minutën e 71-të, por goli u anullua për prekje të topit me dorë nga sulmuesi Sima. Vetëm 8 minuta më vonë, gëzimi rikthehet në kampin verdhekuq, pasi Soares "thyen" portierin kundërshtar me një kundërsulm "vrastar" në të 79-tën minutë.

Tre pikë më shumë për Lens e cila shkon në kuotën e 67 të tillave, 3 më pak se PSG-ja kryesuese e cila ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Një sukses që shijon akoma dhe më shumë për ta, sepse kjo fitore do të thotë kualifikim në Champions League për sezonin e ardhshëm. 

Lens 1-0 Nantes (Soares 79')

Goli i Soares (Lens 1-0 Nantes)

Poll

Lexo gjithashtu