PSG nuk e diskutoi për anjë moment fitoren në transfertë ndaj Angers, 3 – 0 në favor të Parisienëve. Lee Kang-In shënoi pas 7 minutash lojë, ndërsa Mayulu e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë me konkretizimin në minutën e 39-të.
Në segmentin e dytë të takimit, Beraldo e dërgoi rezultatin 3 – 0 për PSG-në, sikurse “vulosi” 3 pikët në Ligue 1. Sfida ishte e vlefshme për javën e 30-të në kampionatin francez, ndërsa kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund.
Ndeshja e radhës për ekipin e Luis Enrique është as më pak e as më shumë, me Bayern Munich në Champions League. Dueli i parë i gjysmëfinales së kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë do të luhet të martën në “Parc des Princes” të Parisit.
