Franca ka triumfuar në shtëpi përballë Irlandës së Veriut, në një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy”, përfundoi me shifrat 3-1.
Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte padyshim Michael Olise. Ylli i Bayern Munich e gjeti rrugën e rrjetës tre herë, duke i dhënë fitoren të tijëve. Në krahun tjetër, golin e vetëm për irlandezo-veriorët e shënoi Kelly, por rezultoi vetëm statisikor.
Kështu, trajneri Didier Deschamps merr sinjale pozitive nga ekipi dhe sidomos Olise. Kujtojmë që në Botërorin 2026, “Gjelat” do të militojnë në Grupin I, aty ku ndodhen me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë.
GOLAT:
Goli i Olise (Francë 1-0 Irlandë e Veriut)
Goli i Olise (Francë 2-0 Irlandë e Veriut)
Goli i Kelly (Francë 2-1 Irlanda e Veriut)
Goli i Olise (Francë 3-1 Irlandë e Veriut)
