Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja
Mark Dodaj tashmë është pjesë e klubit të Dinamos. Përgatitës atletik 32-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Teutën, për të nisur një rrugëtim të re me kryeqytetasit.
“FC Dinamo i uron mirëseardhjen përgatitësit atletik Mark Dodaj! Ai i bashkohet familjes së madhe dinamovite si një vlerë e shtuar për stafin teknik të skuadrës”, shkruan ndër të tjera klubi i Dinamos.
Kujtojmë se rolin e përgatitësit atletik, 32-vjeçari e ka mbajtur më parë edhe te Kombëtarja shqiptare U21. Ndërsa si futbollist, Dodaj ka luajtur me ekipe si Vllaznia U19, Kastrioti, Tërbuni dhe Burreli.
Poll
