Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Transferim “BIG” në Superiore, ish-mbrojtësi i Partizanit firmos me rivalët dhe “harron” të shkuarën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Transferim “BIG” në Superiore, ish-mbrojtësi i
Partizani

Eneo Bitri është zyrtarisht futbollisti i Egnatias. Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar afrimin e mbrojtësit të qendrës përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

Rrogozhinasit kanë zgjedhur që prezantimin e 29-vjeçarit ta bëjnë përmes një videoje, ku Bitri shfaqet me fanellën e re të klubit me të cilat do të luajnë në sezonin e ardhshëm 2026/27. 

Bitri rikthehet në kampionatin shqiptar pas një përvoje të suksesshme në kampionatin hungarez, aty ku luajti për skuadrën e Nyíregyháza, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Valerengas në Norvegji, atë të Astanës në Kazakistan, Banik Ostravës në Çeki dhe Craiovës në Poloni.

Në Superiore, përvoja e Bitrit në prapavijë do t'i shërbejë shumë trajnerit Nevil Dede, pasi në "shpatullat" e mbrojtësit shtatlartë janë dy tituj me klubin e Partizanit dhe një Superkupë të Shqipërisë, po me të kuqtë. 

POSTIMI:

"Mirë se erdhe, Eneo Bitri!

Egnatia mirëpret një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Mbrojtësi Eneo Bitri i është bashkuar skuadrës dhe ka udhëtuar së bashku me ekipin drejt Bullgarisë, aty ku do zhvillojne fazen përgatitore.

Me eksperiencën, cilësitë dhe karakterin e tij, Bitri vjen për të dhënë kontributin maksimal dhe për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të sezonit.Të urojmë shumë suksese me fanellën bardhejeshile dhe sa më shumë momente të bukura së bashku!"

Poll

Lexo gjithashtu