Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Egnatia “blindon” mbrojtjen, kampionët pranë “firmës” me ish-in e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Egnatia “blindon” mbrojtjen, kampionët pranë
Egnatia

Egnatia vazhdon me “prurjet” e reja në merkato, duke e dëshmuar ambicien e saj për të patur një edicion sa më të suksesshëm në kualifikueset e Champions League.

Siç raportojnë burimet për media, rrogozhinasit janë pranë nënshkrimit me Geralb Smajlin. Mbrojtësi i krahut të djathtë shkëputi bashkëpunimin e kontratës me Ballkanin në Superligën e Kosovës dhe do të luajë në sezonin e ri duke veshur fanellën e kampionëve të Shqipërisë.

Këtë edicion që lamë pas, 24-vjeçari u paraqit në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe kontribuar me 3 asiste.

Një afrim me potencial ky për Egnatian, pasi më parë zyrtarizuan edhe rikthimin e Alessandro Kacbufit. Një tjetër mbrojtës për trajnerin Nevil Dede i cili sheh t’i forcohet linja e prapavijës me dy rikthime të mëdha. Kujtojmë se Smajli ka qenë pjesë e Vllaznisë para se të shitej për 100 mijë euro në Kosovë. 

Poll

Lexo gjithashtu