Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pa trajner që prej largimit të Oltijon Kërnajës, ja kur do t’i “ndezë motorët” Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Pa trajner që prej largimit të Oltijon Kërnajës, ja kur do
Partizani

Partizani është ende në kërkim të trajnerit të ri. Pas largimit të Oltijon Kërnajës, klubi i kuq e ka pasur shumë të vështirë që të ulë në pankinë pasuesin e tropojanit, ndërsa emrat e përfolur janë të shumtë.

Megjithatë, në kampin kryeqytetas do të ketë edhe 2 javë pushim. Pikërisht më 25 qershor, te Partizani do të nisin nga puna dhe lojtarët do të zbresin në fushën e lojës për t’u stërvitur.

Të kuqtë po punojnë fort për të gjetur trajnerin e ri, në mënyrë që të nisë puna edhe për merkaton. Kujtojmë se lëvizjet kanë qenë me “pikatore” në kampin e kuq, pra largime.

Asnjë afrim nuk është bërë deri më tani nga “Demat”, përveç nëshkrimit të kontratës së parë profesionale nga ana e talentit 16-vjeçar, Fabio Hyseni.

Poll

Lexo gjithashtu