Abissnet Superiore
Përmes “story”-t në rrjetin social Instagram, qendërmbrojtësi Randy Dwumfour, ka konfirmuar klubin e ri, bëhet fjalë për lëvizjen te Vllaznia.
E çuditshme është se klubi shkodran nuk ka bërë asnjë reagim. 25-vjeçari nga Gana në sezonin që lamë pas ishte pjesë e Skënderbeut, ku korçarët siguruan ngjitjen në Superiore.
Për “Ujqërit”, largimi i Dwumfour krijon hendek, pasi ka qenë lojtar titullar në fazën defensive. Sipas “Transfermarkt”, vlera e protagonistit në fjalë përkon me 200 mijë euro.
"Story" i Randy Dwumfour
Poll
