Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ U afrua me bujë për objektivin titull, lideri i ekipit largohet nga Dinamo dhe... Shqipëria

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ U afrua me bujë për objektivin titull, lideri i ekipit
Saliou Guindo

Saliou Guindo me shumë mundësi do mbyllë aventurën e tij me Dinamon. “Newsport.al” mëson se sulmuesi 29-vjeçar ka gjasë të larta që të largohet nga dinamovitët e madje edhe nga Shqipëria, për të nisur një aventurë të re larg Superiores.

Duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin, duke sjellë edhe këtë “firo” nga kryeqytetasit, pikërisht të sulmuesit që vlerësohet 225 mijë euro në "Transfermarkt". 

Në sezonin që lamë pas, Guindo mori pjesë në 37 ndeshje me skuadrën e Ilir Dajës, duke shënuar 5 gola e asistuar në 3 të tjerë. Ndërsa tani, me shumë mundësi do ta mbyllë përfundimisht me futbollin shqiptar.

29-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Shqipëri, pasi është aktivizuar me skuadra si Skënderbeu, Bylis, Laçi, Egnatia dhe së fundmi Dinamo. Ndërsa tani është në kërkim të aventurës së re, nëse nuk ndryshon “rrjedha”. /Nikoll RAJTA/ 

Poll

Lexo gjithashtu