Adamu Alhassan është futbollisti më i ri i Dinamos. “Blutë” e kanë dhënë njoftimin para pak minutash në një postim në rrjetet sociale, teksa prezantojnë mesfushorin.
25-vjeçari nga Nigeria ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe shumë shpejt do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Eksperienca e tij do të ndihmojë goxha dinamovitët, pasi më herët Alhassan ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme në Turqi si Altay SK, Menemespor, Keciorengucu, ndërsa ka qenë së fundmi pjesë e Shkëndijës së Tetovës, nga ku përfundoi si futbollist i lirë.
NJOFTIMI:
"ZYRTARE | Adamu Alhassan vishet blu
FC Dinamo mirëpret lojtarin e saj më të ri, Adamu Alhassan. Mesfushori 25-vjeçar i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencave që ka pasur në Turqi dhe së fundi me Shkëndijën e Tetovës. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin tonë dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Futbollisti nigerian luan në pozicionin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Jemi të bindur se Alhassan do të jetë një forcë e shtuar për skuadrën tonë në vazhdim.
Presidenti Adrian Bardhi është i impenjuar maksimalisht, si gjithmonë, për kompletimin e skuadrës.
Mirë se erdhe në familjen dinamovite Adamu Alhassan!"
