Partizani mposhti Skënderbeun, në miqësorën e dytë të trajnerit Florin Bratu dhe të parin në një niveli të lartë, përballë një rivali të Superiores në sezonin e ri 2026/27.
Të kuqtë fituan me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar në secilën pjesë, përkatësisht me Xhuliano Skukën nga pika e bardhë dhe me Rowan Human, duke kompletuar kështu një test që dha shumë mesazhe për rumunin, në pikun e përgatitjeve për edicionin që po vjen.
Padyshim, rruga është e gjatë dhe ka ende shumë punë për të vënë plotësisht në zbatim të gjitha idetë e tij në krye të “Demave”, por Florin Bratu e ka dhënë “shkëndijën” e parë para Superiores.
Një detyrë madhore për trajnerin debutues dhe me përgjegjësi të shumta, për të ndërtuar një Partizan të bashkuar dhe me objektiva të qartë për t’u rikthyer në të njëjtat pretendime, minimalisht kupat e Europës.
GOLAT:
Goli i Skukës
Goli i Human
