Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Test “force” për Vllazninë e Martinit, shkodranët sfidojnë në miqësore Laçin (DITA DHE ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
Test “force” për Vllazninë e Martinit, shkodranët
Vllaznia - Laçi

Ditën e mërkurë, Vllaznia dhe Laçi do të sfidojnë njëra-tjetrën në një duel miqësor, i vlefshëm për fazën përgatitore para sezonit që po vjen në “Abissnet Superiore”.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, prej orës 17:30. Një përballje që do të tregojë në njëfarë mënyre gjendjen momentale në radhët e shkodranëve, të cilët duan të marrin të tjera sinjale pozitive, pas miqësores së fundit me Otranton e Ulqinit.

Sakaq, edhe për kurbinasit në drejtimin e trajnerit Qatip Osmani vlen po e njëjta gjë. Marrë parasysh rendimentin mbresëlënës të shfaqur në fushë në testet e mëparshme, shihet me interes edhe kjo sfidë e drejtpërdrejtë ndaj një rivali të kampionatit.  

Poll

Lexo gjithashtu