Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Florin Bratu me "dorë të hekurt", trajneri i Partizanit largon 3 lojtarë nga faza përgatitore

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Florin Bratu me "dorë të hekurt", trajneri i
Florin Bratu & Gaz Demi

Partizani vazhdon stërvitjen intensive në Pogradec, me trajnerin Florin Bratu në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Mirëpo, trajneri nuk ka treguar mëshirë.

“Newsport.al” mëson se tekniku rumun ka larguar nga faza përgatitore 3 lojtarë të kuq. Bëhet fjalë për Adnard Mehmetin, Gjergji Koten dhe Besar Gudjufi. Të tre këta futbollistë nuk po stërviten me Partizanin, pra është një sinjal i qartë largimi si të padëshiruar te “Demat”.

Kështu, veprimi i Bratu i jep të drejtë edhe ish-trajnerit Oltijon Kërnaja. Edhe ky i fundit nuk i konsideronte pjesë të ekipit 3 lojtarët e lartpërmendur dhe e njëjta gjë po ndodh me trajnerin e ri Florin Bratu.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Mehmetit, Kotes dhe Gudjufit. Vlen të përmendet se Kote dhe Mehmeti mbulojnë repartin e mesfushës, ndëras Gudjufi luan si sulmues i krahut të djathtë. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu