Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Vllaznia “lëviz gurët” në merkato, shkodranët nisin bisedimet me mesfushorin e padëshiruar te Partizani

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Vllaznia “lëviz gurët” në merkato,
Adnard Mehmeti

Adnard Mehmeti me shumë mundësi do të largohet nga Partizani. Siç raportoi sot “Newsport.al”, mesfushori e ka pësuar prej trajnerit të ri Florin Bratu, me këtë të fundit që e ka larguar nga faza përgatitore.

Mirëpo, duket se 25-vjeçari është treguar largpamës, duke menduar menjëherë për të ardhmen. “Newsport.al” mëson se vetë mesfushori me origjinë nga Vushtrria, ka nisur bisedimet me Vllazninë, për një transferim të mundshëm.

Pritet të shihet nëse ky operacion do të kryhet me sukses dhe nëse 25-vjeçari do të zbarkojë në Shkodër. Ajo që dihet, është se mesfushori e ka pothuajse të sigurt largimin nga të kuqtë.

Poll

Lexo gjithashtu