Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Real Madrid bën ofertën zyrtare, eksperti i merkatos: 100 milionë euro s'mjaftojnë për yllin e klubit gjerman (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid bën ofertën zyrtare, eksperti i merkatos: 100 milionë
Michael Olise & Yan Diomande

Real Madrid ka dërguar ofertën e parë zyrtare për sulmuesin e RB Leipzig, Yan Diomande. Siç raporton eksperti i merkatos Fabrizio Romano, klubi madrilen ka ofruar 90 milionë euro fikse dhe 10 të tjera në formë bonusesh.

Por, kjo ofertë është refuzuar në mënyrë kategorike nga ana e Leipzig. Drejtuesit e klubit të Bundesligës dëshirojnë më shumë se 100 milionë euro, për të lënë të lirë yllin nga Bregu i Fildishtë.

Por rol kyç luan edhe vendimi i vetë lojtarit 19-vjeçar. Ky i fundit ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, por akordi mes klubeve nuk është gjetur ende, duke i dhënë kohë Realit.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, Fabrizio Romano ka raportuar se Arsenal dhe Manchester City kanë nisur kontaktet, por vetë futbollisti ka mbyllur dyert. Sipas ekspertit italian, Real Madrid është gati të futet “all-in”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu