Josip Stanisic, Michael Olise & Konrad Laimer
Konrad Laimer do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Bayern Munich. Mbrojtësi 29-vjeçar dhe klubi rekordmen i Bundesligës gjermane, kanë gjetur akordin për të zgjatur bashkëpunimin.
Kontrata e austriakut kujtojmë se përfundonte në vitin 2027. Ndërsa vetëm pak minuta më parë, klubi i Bayern Munich ka njoftuar se ka rinovuar me titullarin deri në verën e vitit 2029.
Pavarësisht zërave të largimit, austriaku ka zgjedhur që të vazhdojë në “Allianz Arena”. Kujtojmë se Bayern Munich e “rrëmbeu” falas Laimer, në vitin 2023 nga Leipzig.
View this post on Instagram
Poll
